A keni dëgjuar për Katër Ligjet Shpirtërore?

Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.

1. PERËNDIA TË DO DHE TË OFRON NJË PLAN TË MREKULLUESHËM PËR JETËN TËNDE.

(Vargjet në këtë librushkë duhen lexuar në kontekst me Biblën.)

Dashuria e Perëndisë

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

Plani i Perëndisë

(Jezusi tha:) “Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).

Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse…

2. NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA. PRANDAJ Al NUK MUND TË NJOHË DHE TË PËRJETOJË DASHURINË DHE PLANIN QË PERËNDIA KA PËR TË.

Njeriu është mëkatar

“Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23).

Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.

Njeriu është i ndarë nga Perëndia

Sepse paga e mëkatit është vdekja” (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23).

alb5-1a

Ky diagram tregon se Perëndia është i shenjtë ndërsa njeriu mëkatar. Një humnerë shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Shigjetat ilustrojnë njeriun që vazhdimisht mundohet të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira, fesë a filozofisë.

Ligji i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë…

3. JEZU KRISHTI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E PERËNDISË PËR MËKATET E NJERIUT. PËRMES TIJ MUND TË NJOHËSH DHE TË PËRJETOSH DASHURINË QË KA PERËNDIA PËR TY DHE PLANIN QË AI KA PËR JETËN TËNDE.

Ai vdiq që të mos vdisnim ne

“Por Peréndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8).

Ai u ngjall nga të vdekurit

“Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë. Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve.” (1 Korintasve 15:3-7).

Ai është rruga e vetme për te Perëndia

“Jezusi u tha: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”‘ (Gjoni 14:6).

alb2

Ky diagram ilustron urën e vetme që ndërtoi Perëndia mes Atij dhe njeriut duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të vdesë në kryq për ne për të paguar dënimin për mëkatet tona.

Nuk mjafton vetëm t’i dish këto tri ligje shpirtërore…

4. NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMË JEZU KRISHTlN Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË.

Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin

“Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë” (Gjoni 1:12).

Jezuin e pranojmë përmes besimit

“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efesianëve 2:8-9).

Kur pranojmë Jezusin, fillojmë një jetë të re.

(Lexo Gjonin 3:1-8)

Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale

(Jezusi thotë) ” Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua” (Zbulesa 3:20).

Ta pranojmë Jezusin do të thotë që të kthehemi nga rruga e mëkatit tek Perëndia, ta ftojmë Atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë nga ana intelektuale që Jezusi është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal. Këto dy rrathë paraqesin dy jetë të ndryshme:

alb3

Që tani mund ta pranosh Jezusin me besim përmes lutjes
(Lutja është bisedë me Perëndinë)

Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:

“Zoti Jezus, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m’i fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime dhe udhëhiqe atë. Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem.”

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde?

Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.

Si mund ta dish që Jezui është në jetën tënde tani

A e pranove Jezusin në jetën tënde? Sipas premtimit të dhënë në librin e Zbulesës 3:20, ku është Ai tani në lidhje me ty? Jezusi ka thënë se do të hyjë në jetën tënde. A do të të kishte gënjyer Ai? Si mund ta dish me siguri se Perëndia i është përgjigjur lutjes tënde? (Përmes besimit në Perëndinë dhe Fjalën e Tij.)

alb4

Bibla u premton jetën e përjetshme të gjithë atyre që pranojnë Jezusin

“Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë” (1 Gjoni 5:11-13).

Falenderoje shpesh Perëndinë që Jezusi është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezusi jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t’u mbajtur mend…

Mos u mbështet tek ndjenjat

Premtimi i Fjalës së Perëndisë, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Perëndisë dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij. Ky diagram në formën e trenit ilustron lidhjen ndërmjet faktit (Perëndia dhe Fjala e Tij), besimit, (besimi në Perëndinë dhe në Fjalën e Tij) dhe ndjenjave (që janë rezultati i besimit dhe bindjes ndaj Tij).

Treni tërhiqet prej lokomotivës dhe jo prej vagonit të fundit. Vagoni i mesit mban lëndën djegëse që duhet hedhur në lokomotivë, përndryshe treni nuk do të ecë. Në të njëjtën mënyrë, ne si besimtarë nuk mbështetemi në ndjenjat dhe emocionet tona, por në vetë Perëndinë dhe premtimet përmes Fjalës së Tij. (Gjoni 14:21)

Tani që ke pranuar Jezusin

Kur pranove Jezusin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:

  1. Jezusi hyri në jetën tënde (Zbulesa 3:20; Kolosianëve 1:27).
  2. Mëkatet t’u falën (Kolosianëve 1:14).
  3. U bëre fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).
  4. T’u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).
  5. Fillove të zbulosh planin e madh që ka Perëndia për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).

A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezusit si Zot? A dëshiron ta falenderosh Perëndinë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd.

Të shijuarit e kënaqësisë së jetës së re bashkë me Perëndinë

Sugjerime për rritjen shpirtërore

Rritja shpirtërore është rezultati i besimit te Jezusi. “I drejti do të rrojë me anë të besimit” (Galatasve 3: 11). Një jetë e mbushur me besim tek Jezusi do të të bëjë t’i besosh Perëndisë gjithnjë e më shumë, të mbështetesh tek Ai për çdo detaj të jetës tënde dhe të praktikosh hapat e rritjes si më poshtë:

RReferoju Fjalës së Perëndisë, lexoje atë çdo ditë (Veprat 17:11). Fillo me Ungjillin sipas Gjonit.

RRehatuesi-Lejo Shpirtin e Shenjtë të të udhëheqë dhe të të japë fuqi për jetën dhe dëshminë tënde të përditshme (Galatasve 5:16,17; Veprat 1:8).

II beso Perëndisë për çdo detaj të jetës tënde (1 Pjetrit 5:7).

TTregoju të tjerëve për Jezusin përmes jetës dhe fjalëve të tua (Mateu 4:19; Gjoni 15:8).

JJepju Perëndisë në mënyrë të vazhdueshme duke iu bindur Fjalës së Tij (Gjoni 14:21).

AAfrohu çdo ditë tek Perëndia duke iu lutur Atij (Gjoni 15:7).

Miqësia me besimtarë të tjarë:

Fjala e Perëndisë na këshillon që të mos harrojmë të mblidhemi së bashku (Hebrenjve 10:25). Kur janë shumë trungje bashkë ato digjen fare mirë, por po ta veçojmë një nga trungjet ai shpejt do të shuhet. E njëjta gjë ndodh edhe në marrëdhënien tënde me besimtarë të tjerë. Nëse nuk je pjesëtar i ndonjë bashkësie, mos prit të të ftojnë. Merre vetë iniciativën; tako pastorin e një bashkësie të krishterë ku nderohet Krishti dbe predikohet Fjala e Tij. Fillo të shkosh që këtë javë dhe bëhu pjesëtar i rregullt i saj.

Mbrapa

IMG_7762

 

Advertisements