Bij të Dritës

“Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t’ju zërë në befasi si një vjedhës. Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ. Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll. Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën” (1 Thesalonikasve 5:4-7).

Parathënie

Ardhja e Zotit Jezus Krisht dhe rrëmbimi i kishës lart në qiell, nuk ka për t’i habitur aspak ata, që e ndjekin besnikërisht Atë. Në këtë pasazh gjejmë udhëzime se si duhet ta jetojnë të krishterët jetën e tyre të përditshme. Ai që nuk jeton në shenjtëri, nuk është i përgatitur për ta takuar Zotin.

Bij të dritës

Ne “ecim në dritë“, nëse i shkojmë pas Atij, që është “drita e vërtetë” (1 Gjonit 1:7; Gjoni 1:9). Të krishterët janë thirrur për t’iu mënjanuar gjithçkaje, që është prej errësirës, sepse ajo që nuk është prej dritës, është armik i shpirtit tonë. “Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç’lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin? Dhe ç’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç’pjesë ka besimtari me jobesimtarin? Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: “Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im” (2 Korintasve 6:14-16). Në vend që të mundemi prej errësirës, që është në botë, neve na është dhënë mandati për të ndriçuar për Zotin, duke i sjellë kështu lavdi Atij: “Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës” (Romakëve 13:12)… “Ju jeni drita e botës” (Mateu 5:14). Fjala “errësirë” është simbol i gjendjes shpirtërore sot në botë: “Të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre” (Efesianëve 4:18). Fjala “dritë” i referohet perëndishmërisë së atyre, jeta e së cilëve është transformuar dhe tani ata kanë marrë vendim për të ecur në shenjtëri: “Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme” (1 Pjetrit 2:9)…”Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur” (Kolosianëve 1:13).

Është e qartë se apostulli Pal po thotë se ata që ecin në errësirën e botës, nuk do të jenë shpirtërisht gati për ardhjen e Zotit. “Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt. Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme, duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen?” (2 Pjetrit 3:10-12)… “Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh” (Zbulesa 2:5).

Ata, që do të kapen në befasi

Ata, që do të mbeten në tokë (pa u rrëmbyer në qiell) në ditën e ardhjes së Krishtit, janë pikërisht ata, që janë shpirtërisht në gjumë dhe që nuk pranojnë të ecin në shenjtëri. E si mund të shpresojnë besimtarët e pabindshëm se do të kenë pjesë në “shpresën e lume” (Titit 2:13)? Dita e Zotit ka për të qenë një ditë e zhgënjimit të madh për shumë njerëz në kishat tona. “Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur, edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë. Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush; as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime. Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë. Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. Mos jini, pra, shokë me ta. Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës” (Efesianëve 5:1-8).

Fjala “flemë” në vargjet e tekstit të studimit tonë përshkruan pavëmendshmërinë ndaj fjalës së Perëndisë, jo vdekjen shpirtërore. Gjon Uesli komenton kështu lidhur me këtë varg: “Zgjohuni dhe rrini zgjuar, e duke qenë zgjuar, le t’i kemi gati të gjitha organet e shqisave tona shpirtërore “. Shëmbëlltyra e dhjetë virgjëreshave e ilustron bukur atë, që po ndodh sot në qarqet e krishtera (Mateu 25:1-13). Për më tepër, duket hapur që egziston gjithashtu një mungesë e të qënit esëll. Besimtarët e vërtetë nuk kanë nevojë “t’ia kalojnë mirë” në kishë, duke e zhytur veten në aktivitetet mëkatare të jobesimtarëve. Jemi thirrur për të qenë esëll në çdo drejtim. “Prandaj, ngjeshni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit. Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj, por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj, sepse është shkruar: “Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë” (1 Pjetrit 1:13-16)… “Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë” (1 Pjetrit 5:8)… “Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t’i rrëzojë” (Fjalët e Urta 4:19).

Fjala “dehen” ka të bëjë me gjendjen shpirtërore të atyre, që jetojnë sipas standarteve të kësaj bote mëkatare. Njerëz të tillë nuk janë as vigjilentë, as të vëmendshëm ndaj gjërave të Perëndisë. Përkundrazi, ata e kënaqin veten me ato gjëra, që e shkatërrojnë shpirtin. Mund të na vijë keq për ata njerëz, që e shkatërrojnë trupin e tyre, duke pirë alkol, por duhet të na vijë edhe më shumë keq për ata, që e mallkojnë shpirtin e tyre, duke jetuar si bota. “ 16  sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.Sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota” (1 Gjonit 2:16).

Përfundim                      

Besimtarët e vërtetë nuk jetojnë në mëkat, duke rebeluar kundër Perëndisë, por jetojnë për ta kënaqur Atë, duke ecur në shenjtëri. Ngaqë janë bij të dritës, ata manifestojnë dritën e Tij në një botë të mbushur me errësirë shpirtërore. Shpirtrat do të vijnë tek Krishti, vetëm atëherë kur kjo dritë e përjetshme ndriçohet prej besimtarëve. “Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë” (Fjalët e Urta 4:18)… “Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë” (Danielit 12:3). 

Mbrapa

Advertisements