Çliruesi dhe I pushtuari nga demoni (Pjesa 1)

Parathënie

Marku tashmë i ka prezantuar lexuesit e tij me faktin se Zoti Jezu Krisht mund të dëbonte frymërat e këqija, por këtu (në këtë pasazh), ai përshkruan më me hollësi një histori të tillë. Kurrë nuk duhet ta harrojmë se “prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit” (1 Gjonit 3:8).

Të pushtuarit prej Satanait

Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve. Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë” (Marku 5:1-2).

Në kishën e sotme, vihet re një tendencë për të shkuar në ekstrem, kur bëhet fjalë rreth veprimtarisë së demonëve. Disa deklarojnë se kudo që shkojnë, shohin demonë dhe i dëbojnë. Ka të tjerë, që e hedhin poshtë egzistencën e këtyre qënieve. Bota shpirtërore egziston me të vërtetë, prandaj, ta shpjegosh nga ana mjekësore të pushtuarit e një njeriu prej Satanait, është njëlloj sikur ta vësh në lojë shërbesën e Jezusit. Ata, që janë nën pushtetin e Satanait, nuk vuajnë nga sëmundja e tokës, apo nga ndonjë sëmundje tjetër mendore. Po qe se Gadarenasi (njeriu i pushtuar prej djallit) kishte sëmundjen e tokës, atëherë edhe derrat do të infektoheshin me të njëjtën sëmundje!

Fakti se nuk shohim raste të tilla, si ky që përshkruan Marku, nuk do të thotë se demonët nuk egzistojnë. Ata që besojnë se nuk ka qënie të tilla si demonët, e hedhin poshtë si fjalën e Perëndisë, ashtu edhe autoritetin e Tij.

Gjendja e trishtuar

I cili banonte në varreza dhe kurrkush s’kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë. Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap. Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë. Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij dhe me një britmë të madhe tha: “Ç’ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;”… Atëherë Jezusi e pyeti: “Cili është emri yt?”. Dhe ai u përgjigj duke thënë: “Unë quhem Legjion, sepse jemi shumë”. Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë. Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste. Atëherë gjithë demonët e lutën duke thënë: “Na dërgo në derrat, që të hymë në ta”. Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det” (Marku 5:3-7, 9-13).

Djalli gjithmonë ka qenë një pronar mizor. Ky njeri po torturohej prej djallit si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo shpirtërore. Gjendja e tij është një shijim paraprak i asaj gjendjeje, në të cilën djalli do t’i sjellë të humburit në ferr. Ky njeri jetonte në varreza; fshihej lakuriq mbrapa varreve dhe e priste veten me gurë të mprehtë. E kishin lidhur me zinxhirë, që të mos u bënte keq të tjerëve dhe vetes, por demonët i kishin dhënë fuqi të mbinatyrshme për t’i thyer zinxhirët. Ishte i mbushur plot e përplot me demonë, i çmendur dhe jashtë kontrollit të askujt. Nuk duhet të harrojmë se njerëzit e pushtuar prej djallit nuk të japin përshtypjen se janë gjithmonë në një gjendje të tillë. Shpesh, gjatë jetës,takohemi me njerëz të tillë, ashtu si pa e kuptuar.

Legjioni i demonëve e dinte pikërisht se kush ishte Jezusi dhe e kuptoi se Ai kishte fuqinë për t’i dërguar ata në vendin e vuajtjes së tyre të përjetshme. Por koha për dërgimin e tyre nuk kishte ardhur akoma, edhe pse Jezusi kishte fuqinë për t’i dërguar në ferr. Të gjithë ëngjëjt e Satanait do të përfundojnë në Liqenin e Zjarrtë: “Pastaj ai do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: “Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij” (Mateu 25:41)… “Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve” (Zbulesa 20:10). Është e mundur që djajtë po e tallnin Jezusin, kur i thanë: “Ç’është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?” (Mateu 8:29), prandaj edhe i kërkuan Atij që t’i dërgonte tek derrat. Është për t’u habitur që ai njeri të jetonte kaq gjatë me 1000 demonë brenda tij, në një kohë kur 2000 derrat nuk mund t’i duronin demonët as edhe për një minutë! Nëse demonët nuk mundeshin që ta shkatërronin plotësisht njeriun, ata kishin mundësi që t’i shkatërronin derrat. Thjesht, ata po vepronin në përputhje me karakterin e padronit të tyre: “Dhe për mbret përmbi ta kishin engjëllin e humnerës, emri e tij në hebraisht është Abadon dhe në greqisht emrin e ka Apolion” (Zbulesa 9:11)… “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar” (Gjoni 10:10).

Fuqia e Shpëtimtarit        

Sepse ai i kishte thënë: “Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!”… Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur. Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë. Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave. Atëhere ata filluan t’i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre” (Marku 5:8, 14-17).

Demonët nuk mund të debatojnë me autoritetin dhe fuqinë e Krishtit: “Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme; dhe kush mund t’i thotë: “Çfarë po bën?” (Predikuesi 8:4)… “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë” (Mateu 28:18). Në zemrën, mendjen dhe trupin e njeriut të pushtuar prej demonëve ndodh një ndryshim dramatik, atëherë kur Jezusi ia dëbon demonët. Demonët e njohin fuqinë e Zotit: “Edhe demonët besojnë dhe dridhen” (Jakobi 2:19).

Kur Fryma e Perëndisë banon brenda besimtarit, atëherë tek ai nuk ka vend për djallin. Prandaj edhe ne e hedhim poshtë teorinë që thotë se të krishterët mund të pushtohen prej demonëve: “Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë” (1 Gjonit 4:4)… “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie” (2 Timoteut 1:7)… “Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju” (Romakëve 8:11)… “A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?” (1 Korintasve 3:16). Zoti kurrë nuk i bën gjërat gjysëm për gjysëm, prandaj edhe besimtari, që është me të vërtetë i rilindur, mund të ketë siguri të plotë se “i ligu nuk e prek atë” (1 Gjonit 5:18).  

Përfundim

Edhe pse demonët i kemi gjithmonë afër, e dimë se Zoti është më afër nesh sesa ç’janë ata: “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 8:38-39). Besojmë se jemi të shpëtuar “plotësisht” (Hebrenjve 7:25), ngaqë Shpëtimtari ka triumfuar mbi Satanain: “Dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të” (Kolosianëve 2:15).

Për sa kohë që Satanai nuk është hedhur në Liqenin e Zjarrtë, ai vazhdon të sundojë mbi “bijtë e mosbindjes”, që jetojnë “sipas prijësit të pushtetit të erës” (Efesianëve 2:2). Por Zoti na ka dhënë fuqinë për t’i kundërshtuar djallit (Jakobi 4:7) dhe për të qëndruar “kundër kurtheve të djallit” (Efesianëve 6:11). Për sa kohë që i shkojmë pas Çliruesit, do t’i dimë gjithmonë “qëllimet e [Satanait]” (2 Korintasve 2:11).

Mbrapa

Advertisements