Dhurata e bekuar

“Dhe Perendia i paqes ju shenjterofte Ai vete teresisht; dhe gjithe fryma juaj, shpirt e trup, te ruhet pa te mete per ardhjen e Zotit tone Jezu Krisht” (1 Thesalonikasve 5:23).

Parathenie
Ne kete pjese do te marrim ne konsiderate menyren qe zgjedh Perendia per te na pastruar zemren. Ne Fjalen e Gjalle te Perendise gjejme te shfaqur deshmi se si vepron Fryma e Shenjte ne jeten e besimtarit. Duhet te mbeshtetemi ne kete Fjale dhe jo ne teorite apo pervojat e njerezve. 

Perendia pergjigjet me nje dhurate
Eshte e mahnitshme te shohesh se sa here iu pergjigj Perendia pyetjeve te njerezve me dhenien e nje dhurate. 

· “Po si mund te linde njeriu kur eshte plak?” pyeti Nikodemi. Jezusi iu pergjigj: “Sepse Perendia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetemlindurin, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jete te perjetshme” (Gjoni 3:4, 16).
· “Nga e ke, pra, ate uje te gjalle?” pyeti gruaja tek pusi. Pergjigja e Jezusit ishte kjo: “Kush pi nga uji qe do t’i jap Une, nuk do te kete me kurre etje perjete; por uji qe Une do t’i jap do te behet ne te nje burim uji qe gufon ne jete te perjetshme” (Gjoni 4:11, 14).
· “Zot, si valle do te na deftehesh neve dhe jo botes?” Jezusi dha kete pergjigje: “Ngushelluesi, Fryma e Shenjte, qe Ati do ta dergoje ne emrin Tim, do t’ju mesoje cdo gje dhe do t’ju kujtoje te gjitha keto qe ju thashe” (Gjoni 14:22, 26).
E njejte (si me lart) eshte edhe pervoja, qe po e marrim ne shqyrtim. 

Shenjterimi eshte nje dhurate
Kur perpiqemi ta kuptojme rrugen qe zgjedh Perendia per te shenjteruar popullin e Tij, do ta shohim menjehere se si arrin ta beje Ai kete gje. Duhet ta pranojme faktin e bekuar se shenjterimi eshte gjithashtu nje dhurate e pamerituar, qe na jepet nga Perendia. Po ta kerkojme kete pervoje nepermjet nje rruge tjeter, shpirtrat tane do te zhyten thelle e me thelle ne shperfytyrim. Shenjterimi eshte dicka (nje pune) qe Perendia Fryme e Shenjte ben brenda nesh dhe per ne. Kur e kuptojme se Perendia nuk na e dhuron kete bekim per shkak te miresise sone vetjake apo parimeve tona te mira, por nepermjet hirit falas te Tij, atehere zemrat tona te munduara e te lodhura do te gjejne nje balsam qetesues. 

Perfundim
Do te studiojme 7 menyra qe perdor Perendia per te sjelle pasterti ne shpirtrat tane. Cdo besimtar mund te kete njohuri per keto metoda, por mund te mos i kuptoje se per cfare perdoren ato. Ai (Perendia) na shenjteron nepermjet dashurise, nepermjet ndreqjes (qortimit), nepermjet premtimeve, nepermjet gjakut te Birit te Tij, nepermjet Frymes se Shenjte, nepermjet Fjales se Tij dhe nepermjet perkushtimit.

Mbrapa

Advertisements