Fuqi per te Lavderuar ne Kohen e Poshterimit

“Prandaj edhe Jezusi, per te shenjteruar popullin me gjakun e vet, pesoi jashte deres (se qytetit). Le te dalim, pra, drejt Tij jashte fushes, duke bartur poshterimin e Tij. Sepse nuk kemi ketu qytet te perhershem, por kerkojme ate qe ka per te ardhur. Me ane te Tij, pra, le t’i ofrojme vazhdimisht Perendise nje flijim lavdie, domethene frytin e buzeve qe rrefejne emrin e Tij”  (Hebrenjve 13:12-15).

Parathenie
Disa njerez mendojne se jane te shenjteruar per shkak te pranise banuese te Frymes se Shenjte ne jetet e tyre. Por kjo eshte vetem nje e vertete e pjesshme. Ne pasazhin qe sapo lexuam nga Bibla, thuhet se shenjterimi vjen nepermjet gjakut te Krishtit. Gjaku sakrifikues i Shpetimtarit tone na pastron nga mekati, nderkohe qe Fryma e Shenjte na jep fuqine per te qendruar te paster. Ne duhet te shenjterohemi me ane te gjakut, para se Shpirti i Perendise te na drejtoje ne rrugen e shenjterise.

Te Barturit e Turpit te Tij
Nuk mund ta mbartim poshterimin e Krishtit, po nuk e patem fuqine shenjteruese te gjakut. Kjo do te thote qe nuk do te kemi forcen per ta shpallur Ate, por perkundrazi, do te kemi frike te themi se Ai eshte Zoti dhe Shpetimtari yne. A nuk eshte e vertete se disa njerez mund te flasin per cdo lloj gjeje ne takime apo mbledhje, por, kur eshte koha per te deshmuar per Zotin, ata papritur behen memeca? Kur poshterimi i Kryqit te tundon qe te fshihesh, atehere te duhet me shume sesa nje force e karakterit per te deklaruar besimin tend ne Krishtin.

Te kesh turp per Krishtin!
C’dite e trishtuar do te jete atehere, kur gjithcka qe kemi menduar, thene dhe bere do te na kujtohet, kur do te thirremi per te dhene llogari, ngaqe na ka ardhur turp per Zotin tone! A nuk do t’ishte me mire sikur ta mposhtnim kete frike persa kohe qe marrim fryme, persa kohe qe jetojme?

Perendia mund ta largoje friken dhe turpin edhe prej shenjtorit me te turpshem, nese ky shenjtor thjesht do t’i nenshtohej fuqise shenjteruese te gjakut.

Perfundim
Perendia e shenjteron popullin e Tij, ne menyre qe ai te barte poshterimin e Krishtit. Ashtu sic Zoti pesoi vdekjen jashte mureve te qytetit, ashtu edhe besimtari eshte i thirrur te dorezoje jeten dhe mekatin e tij per hir te Krishtit. Ne kete menyre, ai do te marre fuqi per te bartur poshterimin, persekucionin dhe perndjekjen.

Romakeve 12:1 thote: “O vellezer, po ju bej thirrje, nepermjet dhembshurise se Perendise, ta paraqisni trupin tuaj si flijim te gjalle, te shenjteruar, te pelqyer te Perendia, qe eshte sherbesa juaj e cmuar.” Kurre nuk do te mund te ofrojme lavderim dhe adhurim te vertete, as nuk do te mund ta shpallim emrin e Tij pa frike, nese nuk jemi te pastruar dhe shenjteruar nepermjet gjakut te Krishtit. A nuk eshte kjo arsyeja pse deshmia e shume besimtareve nuk eshte frytdhenese, ose nuk egziston fare?

Mbrapa

Advertisements