Gati per Ardhjen e Krishtit

“Dhe Perendia i paqes ju shenjterofte Ai vete teresisht; dhe gjithe fryma juaj, shpirt e trup, te ruhet pa te mete per ardhjen e Zotit tone Jezu Krisht” (1 Thesalonikasve 5:23).

Parathenie
Shume prej predikuesve qe flasin rreth Ardhjes se Dyte te Krishtit nuk e kuptojne se lidhja qe egziston mes kesaj teme dhe shenjterimit, eshte lidhje e rendesishme. Ne besojme ne dicka qe quhet “drejtesi e numeruar, e llogaritur”, qe na ben te drejte me Perendine. Por ka gjithashtu edhe nje “drejtesi te dhene, te ndare”, qe na jep ne fuqine te jetojme sic duhet ne kete bote, nderkohe qe presim Ardhjen e Zotit.

Te Pergatitur per Ardhjen e Tij
Le te veme re kater pasazhe ne Bibel, te cilat e lidhin shenjterimin me ardhjen e dyte te Krishtit.

1. 1Thesalonikasve 3:12-13 … “Dhe Zoti ju shtofte dhe teprofte ne dashurine per njeri-tjetrin dhe per te gjithe, ashtu si edhe ne ndaj jush, per te bere te patundura zemrat tuaja, pa te meta ne shenjteri perpara Perendise dhe Atit tone, ne ardhjen e Perendise sone Jezu Krisht bashke me gjithe shenjtoret e Tij.”
2. 1 Gjonit 3:2-3 … “Shume te dashur, tani jemi bij te Perendise, por ende nuk eshte shfaqur c’do te jemi; por dime se, kur te shfaqet Ai, do te jemi te ngjashem me Te, sepse do ta shohim se si eshte Ai. Dhe kushdo qe e ka kete shprese ne te, le ta pastroje veten, sic eshte i paster Ai.”
3. 2 Thesalonikasve 1:10-12 … “Kur Ai te vije, ate dite, per te qene i lavderuar ne shenjtoret e Vet, per te qene i admiruar ne mes te atyre qe kane besuar, sepse deshmia jone tek ju u besua. Edhe per kete ne vazhdimisht po lutemi per ju, qe Perendia yne t’ju beje te denje per kete thirrje dhe te permbushe me fuqine cdo qellim te mire dhe vepren e besimit, qe te levdohet emri i Zotit tone Jezu Krisht ne ju dhe ju ne Te, sipas hirit te Perendise sone dhe te Zotit Jezu Krisht.”
4. Titit 2:13-14 … “Duke pritur shpresen e lume dhe te shfaqurit e lavdise te te madhit Perendi dhe te Shpetimtarit tone Jezu Krisht, i cili e dha veten per ne, per te na shpenguar nga cdo paudhesi dhe per te pastruar per vete nje popull te vecante, te zellshem ne vepra te mira.”
Edhe nje lexues jo i zakonshem i Bibles e veren se Zoti Jezu Krisht pret qe Kisha e Tij te jete e shenjte ne pergatitje per ardhjen e Tij. Eshte e qarte se dliresia e zemres dhe shfaqja (e dyte) e Krishtit jane dy tema, qe nuk mund te ndahen nga njera-tjetra. 
A nuk do te turperoheshim, po qe se Ai do te vinte sot dhe do te na gjente te mbushur plot me kryelartesi, ligesi, hidherim dhe mosbesim? A do te na nderonte Ai ne, sepse kemi frike nga njerezit dhe turp nga Kryqi (i Krishtit)?

Sa te papaster mund te jemi ne?
Ndoshta ne mendojme se Zoti e shkel syrin e Tij perpara papastertise sone. Ndoshta e ngushellojme veten duke menduar se Perendia nuk e llogarit mekatin tone, sepse Ai e di se jemi vetem njerez. Te mendosh ne kete menyre eshte njelloj sikur te thuash se mekati na justifikon ne pranine e Tij. Te sugjerosh se Perendia nuk i quan mekatet qe bejne femijet e Tij, eshte njelloj sikur te mohosh fuqine pastruese te gjakut te Krishtit. 

Gostia e Dasmes se Qengjit
Te gjithe besimtaret tregojne per rrobat e bardha, rrobat e dasmes, qe ata do te veshin ne Festen e Madhe te Zotit. Por shume prej tyre nuk arrijne ta kuptojne se nusja e tij duhet te jete e paster dhe e panjollosur. Efesianeve 5:27 na thote se Krishti deshiron ta nxjerre Kishen e Tij “perpara Vetes te lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonje gje te tille, por qe te jete e shenjte dhe e paqortueshme.”

Perfundim
Te jesh i pergatitur per ardhjen e dyte te Krishtit nuk do te thote vetem qe te kesh te drejten te hysh ne Mbreterine e Tij. Ne nuk mund ta neglizhojme domosdoshmerine per shenjterim, nderkohe qe e presim Ate. Mund ta ndejme se kemi te drejte te hyme ne Mbreterine e Tij, por le te mos harrojme nevojen e te qenit te denje (te pershtatshem) per te hyre. Sa njerez (besimtare te krishtere) do te turperohen perpara Tij, kur Ai te vije perseri?

Mbrapa

Advertisements