Imagjinata

“…tere synimet e mendimeve te zemres se tyre nuk ishin asgje tjeter vecse e keqja ne cdo kohe” (Zanafilla 6:5).

Parathenie
Eshte me vlere per ne qe ta studiojme imagjinaten nen driten e Shkrimeve te Shenjta. Por megjithate, ne kete studim te sotshem ne do t’i hedhim vetem nje veshtrim kesaj teme dhe do te arrijme te kuptojme se edhe kjo pjese e qenies sone duhet t’i nenshtrohet gjithashtu fuqise pastruese te Perendise. 

Imagjinata kunder fjales se Perendise
Profeti Jeremia shkruan: “Dhe ju keni vepruar me keq se eterit tuaj, sepse ja, secili vepron sipas kryenecesise se zemres se tij te keqe dhe nuk pranon te me degjoje.” 

Vini re se si njerezit (Izraelitet) moren vendim qe te jetonin ne kundershtim me fjalen e shfaqur te Perendise. Ata i shkuan pas imagjinates se tyre, duke i besuar asaj, ne vend qe t’i besonin se vertetes. 
Fjala “imagjinate” perkthehet ne tre menyra (dhe ka tre kuptime) ne Dhiaten e Vjeter. 1. Formim. 2. Kurdisje (e nje komploti). 3. Kokefortesi (Kryenecesi). Jeremia perdor kuptimin e trete te kesaj fjale gjate gjithe profecise se tij. 

C’eshte imagjinata?
Imagjinata eshte vetia njerezore, qe u jep forme gjerave qe nuk egzistojne. Cdo artist, dezinjator dhe shpikes e perdor imagjinaten e tij. Fatkeqesisht, imagjinata eshte keshtjella e mosbesimit, dhe kjo shihet qarte ne teorine fetare dhe ne ate te evolucionit.

Imagjinata e keqe
Po t’u flasesh jo-besimtareve rreth Zotit Jezus Krisht, shume shpejt do te biesh ne kontakt me zemren (imagjinaten) e keqe te mosbesimit. Degjojme komente te tilla, si psh.: “Nese Perendia eshte nje Perendi qe na do, atehere…”, ose “Eshte e pamundur…”, ose “Kjo qe thua ti, me duket e pabesueshme…”, ose “Do shkoj ne qiell sipas menyres (rruges) sime”.

Imagjinata e keqe ze vend edhe midis te krishtereve. Po t’u flasesh disave, p.sh. per nevojen e shenjterimit, do te degjosh fjale te tilla si: “Shenjterimi eshte njelloj si te mbajturit e ligjit pike per pike”, ose “Perendia e di qe une jam njeri (dhe jo i persosur si Zoti!)”, apo “Po te jesh i shpetuar njehere, je gjithmone i shpetuar (nuk e humb shpetimin)”. Ne te dyja kampet shohim se si mosbesimi e shperfytyron imagjinaten, duke bere qe te refuzohet fjala e Perendise. Si pasoje, secili prej nesh e quan te veshtire rrugen e shenjterise. Mosbesimi eshte helmi qe e shkaterron shpirtin. 

Nje imagjinate e pastruar
A nuk mundet Fryma e Shenjte ta sheroje edhe kete pjese te natyres sone? A nuk mund te mbushet imagjinata jone me lavderim, dashuri, besim dhe falenderim ndaj Perendise? Tek 1 Kronikave 29:18 lexojme: “O Zot, Perendi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i eterve tane, ruaj gjithnje keto prirje dhe mendime ne zemren e popullit Tend dhe drejto zemrat e tyre nga Ti”. Po, imagjinata jone mund te perdoret per gjerat e Perendise dhe jo per ato (tokesore) te trupit. Isaia deklaron: “Mendjes qe pushon tek Ti, Ti i ruan nje paqe te persosur, sepse kjo ka besim tek Ti”. Ne gjuhen hebraishte, fjala “mendjes” ne kete varg perkthehet “imagjinates”. 

Perfundim
Zemrat tona nuk do te fiksohen kurre tek Perendia, po qe se imagjinata jone nuk eshte e shenjteruar. Edhe imagjinata duhet te fiksohet gjithashtu tek Perendia. 

Kur njerezimi e refuzon fjalen e Perendise, ai krijon nje zot (tjeter) sipas imagjinates se vet. Por shume te krishtere po bejne gjithashtu te njejten gje. Kur ndjekim rrugen tone (dhe jo ate te Perendise), e vertetojme se imagjinata jone eshte e semure dhe e lagur me helmin e mosbesimit. 
Perendia deshiron ta shenjteroje edhe kete veti njerezore, duke e hedhur tej te gjithe mosbesimin tone. Atehere ne do te ecim ne rrugen e Tij dhe sipas fjales se Tij.

Mbrapa

Advertisements