Mjeshtri ndërtues

“Por po atë natë fjala e Zotit iu drejtua Nathanit në këtë mënyrë: “Shko t’i thuash shërbëtorit tim David: Kështu thotë Zoti: “A do të më ndërtosh një shtëpi, që unë të banoj në të? Sepse nuk kam banuar në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë bijtë e Izraelit nga Egjiptit e deri më sot, por kam bredhur nën një çadër dhe në një tabernakull. Kudo që kam shkuar në mes të të gjithë bijve të Izraelit, a i kam folur vallë ndonjë fisi të cilin e kisha urdhëruar të ushqente popullin tim të Izraelit, duke i thënë: Pse nuk më ndërtoni një shtëpi prej kedri?”. Tani do t’i thuash kështu shërbëtorit tim David; Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Unë të mora nga vatha, ndërsa shkoje me dele, që ti të bëheshe udhëheqës i Izraelit, i popullit tim. Kam qenë pranë teje kudo që ke shkuar, kam shfarosur tërë armiqtë e tu para teje dhe e bëra emrin tënd të madh si ai i të mëdhenjve që janë mbi dhe. Do t’i caktoj një vend Izraelit, popullit tim, dhe do ta ngulit që ai të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e shqetësojë më, që njerëzit e këqinj të mos vazhdojnë ta shtypin si në të kaluarën, nga dita që kam vendosur gjyqtarë mbi popullin tim të Izraelit. Do të të siguroj paqe nga tërë armiqtë e tu. Përveç kësaj Zoti të shpall se ka për të të ndërtuar një shtëpi. Kur t’i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde. Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij. Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve, por mëshira ime do të largohet, ashtu siç ia kam hequr Saulit, që e kam hequr nga detyra para teje. Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë”. Nathani i foli Davidit duke iu përmbajtur këtyre fjalëve dhe simbas vegimit të tij.” (2 Samuelit 7:4-17).

Parathënie

Profetit Nathan iu desh të shkonte prapë tek Mbreti David dhe ta informonte atë rreth planeve të Perëndisë, lidhur me të ardhmen e Izraelit dhe me Tempullin e propozuar. Në këtë pasazh, Zotin e dëgjojmë të flasë rreth faktit se Ai është Mjeshtër i ndërtimit. Ndoshta Davidi e kishte harruar këtë fakt, ngaqë kishte qenë shumë i entuziazmuar prej vegimit të vet. Prandaj edhe Perëndia i tregon atij për planet e Tij për të ardhmen e Izraelit dhe të dinastisë së Davidit.

Shtyrja e planit

Me përpikmërinë më të madhe, Nathani ia transmetoi Davidit fjalën e Perëndisë. Ç’reagim do t’i jepte mbreti? A do të nxehej ai, si Sauli? Profeti s’iu kushtoi fare vëmendje mendimeve të tilla, sepse ai ishte lajmëtari i Perëndisë, ndaj edhe nuk duhej të hezitonte, apo të kompromentohej. Tek 1 Kronikasve 17:4 na thuhet: “Shko t’i thuash shërbëtorit tim David: “Kështu thotë Zoti: Nuk do të jesh ti ai që do të më ndërtojë një shtëpi në të cilën unë të mund të banoj”. E shohim pra, se Nathani nuk u përpoq për ta sheqerosur mesazhin e Perëndisë, në mënyrë që t’ia zbuste gjakun Davidin, i cili mund të zemërohej, po ta merrte vesh se Zoti ia kishte refuzuar planin. Davidi nuk kishte për ta keqkuptuar mesazhin, sepse fjalët e Perëndisë ishin aq të qarta, saqë edhe një njeri i pashkollë mund t’i kuptonte. Ah, sikur lajmëtarët e sotshëm të Perëndisë ta ndjekin shembullin e Nathanit dhe të Palit! “Flasim me shumë guxim” (2 Korintasve 3:12). Dëgjuesit e fjalës së Perëndisë nuk duhet të kenë nevojë për grada universiteti, për ta kuptuar atë që thotë predi ë Nathani atë natë: “Biri im, unë vetë kisha në zemër të ndërtoja një shtëpi në emër të Zotit, Perëndisë tim; por fjala e Zotit m’u drejtua, duke më thënë: “Ti ke derdhur kuesi në kishë. Nathani i tha gjithashtu Davidit edhe arsyen pse atij nuk i ishte lejuar ta ndërtonte Tempullin. Më vonë, Davidi do t’i tregonte Salomonit se çfarë i kishte thën shumë gjak dhe ke bërë shumë luftëra; prandaj nuk do të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, sepse ke derdhur shumë gjak mbi tokë para meje” (1 Kronikasve 22:7-8).

Nathanit iu desh t’i thoshte menjëherë dhe me egzaktësi mbretit se çfarë i tha Perëndia dhe mënyrën se si Ai i tha atij ato fjalë. Edhe pse përgjigja e Perëndisë ishte “JO!”, prapëseprapë ky nuk ishte një refuzim i plotë, sepse Tempulli do të ndërtohej në kohën e Perëndisë. Zoti sadopak ia largoi Davidit ndjenjën e fajit, lidhur me faktin se Arka e Zotit ndodhej në një çadër, ndërkohë që ai vetë jetonte në një pallat lluksoz. Perëndia i shpjegoi Davidit se Ai kishte banuar për shekuj me rradhë mes popullit të Izraelit në Tabernakull dhe, ai (Davidi) s’kishte pse të ndihej fajtor, sepse Perëndia s’ishte ankuar asnjëherë për këtë fakt. Nuk e kishte fajin Izraeli, që Perëndia nuk kishte një banesë të përhershme. Përkundrazi, Perëndia e kishte marrë vetë një vendim të tillë. Edhe pse planet e Davidit u hodhën poshtë, ai vetë nuk u ndëshkua, por përkundrazi, u lavdërua për dëshirën e tij për të ndërtuar një Tempull për lavdinë e Perëndisë. “Ti ke pasur në zemër të ndërtosh një shtëpi në emrin tim, dhe bëre mirë të kesh një gjë të tillë në zemër” (1 Mbretërve 8:18).

Premtimi

Perëndia i bëri Davidit një premtim, që do ta ngushëllonte dhe do ta inkurajonte. I biri i Davidit do ta ndërtonte Tempullin, e jo Davidi vetë. Një premtim i tillë, i quajtur shpesh me emrin ‘Besëlidhja Davidiane’, nuk i përket vetëm Davidit, por edhe mbretërisë së tij të ardhshme, në të cilën, siç e dimë, përfshihet edhe mbretërimi i Zotit Jezus Krisht si Mbreti përfundimtar i Izraelit. “A mos është ky i Biri i Davidit?” (Mateu 12:23)… “Dhe mbi rrobën e vet dhe mbi kofshën ishte shkruar një emër: MBRETI I MBRETËRVE dhe ZOTI I ZOTËRVE” (Zbulesa 19:16)… “Ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!” (Gjoni 1:49)… “Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!”. Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar: “Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!” (Gjoni 12:13-15).   

Perëndia i premtoi Izraelit se do ta nguliste në Tokën e Premtuar dhe se banorët e tij nuk do të shpërnguleshin kurrë prej andej. Ky premtim nuk ka për t’u thyer, pavarësisht se sa të shumtë mund të jenë armiqtë, që ngrihen kundër Izraelit. Ky premtim ka për t’u përmbushur plotësisht atëherë, kur Jezusi ta themelojë fronin e Tij tokësor në Jeruzalem, gjatë asaj periudhe të quajtur ‘Mijëvjeçari’. Por deri atëherë, Izraeli ka për të vuajtur në duart e kombeve të liga, që kanë për t’u përpjekur për ta shkatërruar. Por një ditë, Mbreti i Izraelit do të ngrihet e do t’i shfarosë përgjithmonë armiqtë e tij. “Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive” (Isaia 9:7)… “Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij; dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur” (Luka 1:32-33)… “Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t’i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve” (Zbulesa 17:14).                        

Përfundim   

Davidi, edhe pse vinte prej një pozite të ulët shoqërore (d.m.th. dikur kishte qenë thjesht bari delesh), ishte bërë jo vetëm mbret i Izraelit, por tani po bekohej edhe me faktin se mbretëria e tij do të ishte e përjetshme. Asnjë mbreti tjetër tokësor nuk i është bërë ndonjëherë një premtim i tillë. Edhe pse Salomoni do ta ndërtonte Tempullin dhe do t’ia shtonte Izraelit pasurinë dhe fuqinë si komb, prapëseprapë mbretëria do të mbante emrin e Davidit. Kanë kaluar me mijëra vite, e prapëseprapë Ylli i Davidit është akoma emblema kombëtare e Izraelit, gjë që tregon vazhdimësinë e premtimit të përjetshëm të Perëndisë. 

Mbrapa