Ndergjegjia

“Aq me shume gjaku i Krishtit, i cili me ane te Frymes se Shenjte e dha veten e tij te paperlyer nga asnje faj ndaj Perendise, do ta pastroje ndergjegjen tuaj nga veprat e vdekura per t’i sherbyer Perendise se gjalle!” (Hebrenjve 9:14).

Parathenie
Ndergjegjia eshte ajo pjese e jona, qe ndihet fajtore, kur kemi menduar, apo folur, apo vepruar gabimisht. Pa dyshim, Perendia yne e ka planifikuar qe ta pastroje edhe kete pjese te natyres tone.

Ndergjegja e Rilindur
Kur mekatari behet i ndergjegjshem qe e ka ofenduar Perendine e Shenjte, dhe pendohet per mekatin e tij, atehere ndergjegja e tij zgjohet (rilindet) ne risine e jetes. Fryma e Shenjte e perdor kete veti dhe e ben ate qe te bjere dakort me fjalen e Perendise… “Keta tregojne vepren e ligjit te shkruar ne zemrat e tyre per deshmine qe jep ndergjegja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre shfajesojne ose edhe akuzojne njeri-tjetrin” (Romakeve 2:15). Gjaku i Krishtit e ben te heshte zerin e bujshem te fajit dhe denimit, dhe e cliron mekatarin. Per kete arsye, Pali mund te thoshte se ai kishte “nje ndergjegje te paqortueshme perpara Perendise dhe perpara njerezve” (Veprat e Apostujve 24:16).

Ka nga ata njerez qe kurre nuk do te vijne (apo kurre nuk do te kthehen) tek Krishti, per shkak se iu mungon nje ndjenje faji… “te damkosur ne ndergjegjen e tyre” (1 Timoteut 4:2).

I Pastruar nga Veprat e Vdekura
Duhet vene re se shume burra e gra jobesimtare kane qene te ndergjegjshem, por kjo nuk eshte e njejta gje si te thuash se ata kane pasur nje ndergjegje te dlire. Kjo lloj ndergjegjshmerie eshte fryt i hirit te Perendise, qe e transformon, e ndricon dhe e perterin shpirtin. Kur apostulli Pal thote se gjaku i Krishtit mund te “pastroje ndergjegjet tona nga veprat e vdekura”, ai e ka fjalen per nje pervoje me te thelle sesa thjesht nje akt i vullnetit. Madje kjo pervoje shkon edhe me tej te qenit i cliruar nga mekati dhe faji, sepse ajo gjithashtu na cliron nga te berit e gjerave me forcat tona.

Perfundim
Ndergjegja pastrohet dhe behet e dlire ne ate moment kur nje person e lejon gjakun e Krishtit te beje punen e tij te shenjterimit. Ky ‘lejim’ i Perendise ne menyre qe te beje punen e Tij tek ne, nuk e mohon pavaresine dhe autoritetin e Tij. Perkundrazi, ky ‘lejim’ eshte nje shprehje besimi dhe bindjeje. Ne e presim Perendine, i cili pret te punoje tek ne.

Mbrapa

Advertisements