Nevoja

“Dhe Perendia i paqes ju shenjterofte Ai vete teresisht; dhe gjithe fryma juaj, shpirt e trup, te ruhet pa te mete per ardhjen e Zotit tone Jezu Krisht. Besnik eshte Ai qe ju therret, i cili edhe do ta beje”  (1 Thesalonikasve 5:23-24)

Parathenie
Shkrimi i Shenjte (Bibla) perdor disa fjale, qe kane lidhje me studimin tone mbi shenjterimin. Per momentin, le t’i hedhim nje sy dy fjaleve, qe flasin per gjendjen dhe pozicionin e besimtarit ne Krishtin. 

Justifikim
Kuptimi i thjeshte i kesaj fjale e pershkruan besimtarin si “te drejte” para Zotit.

Shenjterim
Ky akt ndodh atehere kur vete Perendia e ben besimtarin te drejte. 

Ne justifikim, besimtari eshte quajtur “i drejte”, por ne shenjterim ai behet “i drejte”. 

Shenjterimi i Plote
Si justifikimi, ashtu edhe shenjterimi ndodhin menjehere ne lindjen e re (te besimtarit). Por duhet theksuar se ka dy faza te shenjterimit. Shenjterimi fillon ne rilindje, por shenjterimi duhet te rritet drejt maturise (pjekurise), nderkohe qe besimtari avancon ne jeten e tij te re. Ky eshte thelbi i shprehjes “Shenjterim i Plote”.

Izraeli u clirua nga roberia ne Egjipt dhe iu desh te hynte ne Token e Premtuar. Besimtari, edhe pse eshte i shpetuar nga Qengji i Pashkes, duhet te vazhdoje te ece me Krishtin gjate gjithe rruges per ne Kananin Hyjnor.
Ka nga ata njerez qe e deshirojne shpetimin, por nuk duan te jetojne nje jete te shpetuar. Disa te tjere jane te kenaqur me Bekuesin, por nuk duan bekimet. Ne te vertete, a nuk do te thote kjo se keta njerez pranojne vetem gjysmen e arsyes pse Krishti vdiq per ne?

Perfundim
Shkaqet e vetme pse disa nuk e pranojne shenjterimin e plote, ose pse disa nuk duan te shenjterohen plotesisht, jane nje mungese besimi dhe mosbindjeje ne jeten e krishtere. Prandaj edhe shume besimtare jetojne nje jete mekatare dhe deshtuese (jo fitimtare). Perendia na thote “Vetem besoni”. Atehere ne do te mund te kuptojme dicka rreth besimit triumfator, qe mposht mekatin, tundimin, humbjen dhe friken. Atehere, ne te gjithe perjetesine, ne do ta adhurojme Ate per shenjterimin ne te gjithe plotesine e tij.

Shenjterim permes besimit ne Jezus,
Jo nepermjet forces sime,
Thyer e shkaterruar eshte pushteti i mekatit,
Vetem nepermjet fuqise se hirit. 
Shenjteria e Perendise brenda teje,
Bukuria e Tij mbi fytyren tende,
Ky eshte shkelqimi i shtegtarit,
Tani kjo eshte pjesa jote e bekuar.

Mbrapa

Advertisements