Pasionet

“Zoti, Perendia yt, do ta rrethprese zemren tende dhe zemren e pasardhesve te tu, qe ti ta duash Zotin, Perendine tend, me gjithe zemer e me gjithe shpirt, dhe keshtu ti te jetosh” (Ligji i Perterire 30:6).

Parathenie
Egziston nje urdherim qe eshte mbi te tjeret, sepse ai e perfshin cdo urdherim tjeter biblik. “Ti do ta duash, pra, Zotin, Perendine tend, me gjithe zemer, me gjithe shpirt, dhe me tere forcen tende.” (Ligji i Perterire 6:5). E shohim nga teksti ne hyrje te ketij studimi se Perendia e rrethpret zemren, ne menyre qe ne ta duam Ate me te vertete.

Urdherimi per ta dashur Perendine
Vini re se Ligji i Perterire 6:5 nuk na urdheron qe, mbi te gjitha, t’i sherbejme Zotit, apo ta adhurojme Ate, apo t’i bindemi Atij, por qe ta “duam” Perendine. Urdherimi per ta dashur Perendine bazohet ne faktin se Ai na deshi i pari. “Ne e duam Ate, sepse Ai na deshi i pari” (1 Gjonit 4:19). Perendia nuk do te na kerkonte ta donim Ate me gjithe zemren tone, nese Ai nuk na deshi ne. 

Veshtiresia perbrenda
Perse iu duket e veshtire disa besimtareve te shenjterohen dhe t’i perkushtohen Perendise? S’ka dyshim qe arsyeja eshte se ata nuk e duan Ate me te vertete dhe teresisht. Nese e duan Perendine ashtu sic thone, atehere, ne vend qe te jetojne si bota dhe te jene te vaket, ata duhet te tregojne bindje dhe dliresi zemre. Me nje dashuri te tille, cdo besimtar mund t’i hedhe syte larg te gjitha veshtiresive ne jeten e krishtere.

Rrethprerja e zemres
“Ne te cilin ju edhe u rrethprete me nje rrethprerje qe nuk u be me dore, por me rrethprerjen e Krishtit, me ane te zhveshjes se trupit nga mekatet e mishit” (Kolosianeve 2:11). Perendia e kryen kete rrethprerje, me qellim qe ne ta duam Ate me nje dashuri, qe ia kalon dashurise natyrale dhe te zakonshme. 

Pali e nenkupton kete rrethprerje te zemres, kur ben fjale per shenjterimin tone. Ai perdor nje fjale shume te fuqishme ne gjuhen greke, per te pershkruar kete ceshtje. Kjo fjale nuk perdoret ne asnje vend tjeter pervecse ne Dhiaten e Re. Fjala “Apekdusis” perkthehet “te zhveshurit” ose “te hequrit”. Ajo ben fjale per te gjithe trupin, dhe jo vetem per nje pjese te rrethprerjes fizike. 
Puna e shenjterise nuk mund te quhet e perfunduar, po qe se nuk perfshin te gjithe jeten. Vetem atehere mund ta duam Perendine ashtu sic duhet.

Perfundim
Kjo teme mund te duket sikur eshte shume e veshtire per t’u duruar. Fakti eshte se mishi gjithmone do te jete ne kundershtim me rrethprerjen e zemres. Po qe se nuk pastrohemi nga ajo gje qe na pengon prej se dashurit te Perendise me gjithe dashurine dhe pasionin tone, atehere do te vazhdojme te jemi te vaket dhe te lekundur ndaj Tij. Duhet ta lejojme Frymen e Tij te Shenjte te beje punen e Tij shenjteruese ne jetet tona.

Mbrapa

Advertisements