Perendia e ben (punen e shenjterimit) nepermjet dashurise

“Dhe Perendia i paqes ju shenjterofte Ai vete teresisht; dhe gjithe fryma juaj, shpirt e trup, te ruhet pa te mete per ardhjen e Zotit tone Jezu Krisht. Besnik eshte ai qe ju therret, i cili edhe do ta beje”  (1 Thesalonikasve 5:23-24).

Parathenie
Perendia qe na jep pushim, eshte po Ai qe e ben punen  e shenjterimit ne shpirtrat tane. Kjo pune nuk eshte nje ngritje apo arritje mendore drejt ketij parimi, por eshte emancipim praktik nga e gjithe e keqja e brendshme. Kjo paqe e brendshme eshte rezultat i fuqise se dashurise se Perendise per ne.

Tre fjale te rendesishme
Vini re tre fjalet qe perdor Pali ne tekstin e mesiperm: “Besnik”, “Therret” dhe “Beje”. Besnikeria, dashuria dhe fuqia e Perendise veprojne se bashku per te sjelle shenjterim ne shpirtin e besimtarit. 

Fjala “therret” tregon dicka rreth dashurise se Tij te madhe per ne. Persa u perket te humburve (jo besimtareve), Perendia “i urdheron te gjithe njerezit dhe kudo te pendohen” (Veprat e Apostujve 17:30). Por Ai i therret shenjtoret e Tij per shenjterim. Xhon Ueslli (John Wesley), kur u pyet nese duhej predikuar shenjterimi i plote, tha: “Kurre nuk duhet predikuar, ne qofte se njerezit nuk jane te uritur dhe nuk e kerkojne ate, dhe kur ta predikojme (shenjterimin e plote), le ta predikojme gjithmone me te joshur, dhe jo me force”. Perendia na terheq drejt nje vendi pushimi, qe eshte pa mekat te rrenjosur.

Nje metode e rreme e shenjterimit
Ka nga ata qe perdorin emocionalizmin (te shfaqurit e emocioneve) per t’i sjelle njerezit ne nje gjendje shenjterimi. Ata mendojne se shenjterimi do te vije si rezultat i venies ne pune te shqisave. 

Zoti Jezus Krisht nuk veproi keshtu. Perkundrazi, Ai iu afrua njerezve ne nje menyre te atille, saqe ata, me vullnetin e tyre, rrefyen mekatin dhe nevojen per Zotin. Shikoni se si e trajtoi Ai gruan, qe u kap duke shkelur kuroren. Ajo kishte rast te vraponte e te ikte larg Tij, por qendroi prane Krishtit, sepse Ai e kishte terhequr drejt vetes me dashamiresi (Gjoni 8). Farisenjte e pa zemert e denuan, por Zoti e fali.

Ai na terheq edhe neve tani
Pak rendesi ka sesa te dekurajuar dhe te mundur mund te ndihemi ne, prapeseprape, Krishti na terheq prane Vetes. Ai, qe eshte vete Perendia i paqes, e ben punen (e shenjterimit). Profecia e Jeremias na tregon se si e trajton Perendia popullin e Tij, qe eshte nen tutelen e mekatit. Ai i krahason ata me nje grua qe shkel kuroren. E megjithate, Ai eshte gati t’i pranoje perseri ne gjirin e Tij. “Vetem prano paudhesine tende, sepse je rebeluar kunder Zotit, Perendise tend” (Jeremia 3:13). Ne te vertete, ky ishte i vetmi kusht pranimi. Zoti tha: “Populli im me ka harruar nga nje numer shume i madh ditesh” (Jeremia 2:32). E megjithate, Ai ishte gati t’i pastronte dhe t’i merrte ata perseri prane Vetes.

A do te kthehemi ne?
Arsyeja pse nuk arrijme te fitojme mbi mekatin, eshte se nuk kthehemi tek Zoti me gjithe zemer. Por duhet te kthehemi, nese duam clirim. Ashtu si djali plangprishes, me gjithe leckat e mekatit mbi trupat tane, edhe ne duhet te kthehemi tek i vetmi Ai, qe mund te na pastroje plotesisht.

Perfundim
Ja, pra, ku eshte nje sekret per te marre bekimin e shenjterimit! E kemi akoma te veshtire ta besojme kete premtim te cmuar? Nese po, atehere kjo tregon se zemrat tona jane thellesisht te helmuara nga mekati. Perendia do qe ta heqe te gjithe helmin e mosbesimit dhe te dyshimit nga shpirtrat tane, dhe ta zevendesoje ate me nje besim te shenjte. Ai e deshiron nje gje te tille, sepse na do.

Mbrapa

Advertisements