Perëndia e bën (punën e shenjtërimit) nëpërmjet Premtimeve

“Duke i patur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë… Me anë të të cilave na u dhuruan premtimet e çmueshme dhe shumë të mëdha, që nëpërmjet tyre të bëheni pjestarë të natyrës hyjnore, duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmisë” (2 Korintasve 7:1 dhe 2 Pjetrit 1:4).

Parathënie
Bibla na ofron një përkufizim të katërfishtë të natyrës së Perëndisë:

1. “Perëndia është Frymë” (Gjoni 4:24) – Natyra e Tij është frymore (shpirtërore), dhe kur ne bëhemi pjestarë të saj, ne bëhemi gjithashtu shpirtërore. Ai do të largojë natyrën mëkatare (të mishit). 
2. “Perëndia është dritë” (1 Gjonit 1:5) – Perëndia do ta largojë errësirën dhe do t’i sigurojë shpirtrat tanë për këtë gjë në mënyrë të ëmbël dhe të qartë.
3. “Perëndia është dashuri” (1 Gjonit 4:8, 16) – Ai do të na mbushë me dashurinë e Tij. Ai do të largojë çdo ndjenjë urrejtjeje.
4. “Perëndia është një zjarr që konsumon” (Hebrenjve 12:29) – Ai do ta shkatërrojë të gjithë ndryshkun e egoizmit dhe të mëkatit. 

Bekimi i transmetuar
Perëndia e realizon punën e shenjtërimit nëpërmjet premtimeve. Asgjë nuk është marrë ndonjëherë nga Perëndia pa pranuar premtimet e Tij. Duhet të lexojmë dhe të studiojmë premtimet e fjalës së Perëndisë, t’i mbështesim dhe t’i deklarojmë ato, t’i lutemi Perëndisë duke u bazuar në to. Nëse veprojmë kështu, do të shohim se besimi shpejt do të shpërthejë në zemrat tona dhe do të jemi në gjendje të besojmë në përfundimin e punës së shenjtërimit.

Fjala e shkruar ka vlerë dhe fuqi
Fjala e Perëndisë, Shkrimi Biblik (Bibla), është e fuqishme ndaj të gjitha veprave të djallit. Jezusi, gjatë tundimit të Tij në shkretëtirë, citoi vargje prej Shkrimit, dhe në këtë mënyrë, Ai i mposhti përpjekjet e Satanit për ta ndaluar misionin e Tij. Jezusi mori fuqi dhe inkurajim nga fjala e Perëndisë. A nuk duhet të bëjmë edhe ne kështu? Sepse, n.q.s. vendosim të ndjekim rrugën e shenjtërimit, armiku i shpirtrave tanë do të bëjë të pamundurën të na kthejë mbrapsht. Do t’ia prishim atij planet, nëse përdorim Shpatën e Shpirtit (Efesianëve 6:12-18).

Përfundim
Një pjesë e punës së Perëndise në shpirtrat tanë ka të bëjë me shenjtërimin (pastrimin) tonë nëpërmjet premtimeve të Tij. Ai na thërret dhe na tërheq drejt Vetes me dashuri. Ai na ndreq dhe na qorton, por Perëndia gjithashtu na ofron premtimet e Tij të mëdha dhe të çmueshme. Le t’i marrim (kapim) ato me gjithë fuqinë tonë. Le të besojmë se Ai na ka premtuar bekimin e shenjtërimit.

Mbrapa

Advertisements