Përndjekja

“Të cilët e vranë Zotin Jezus dhe profetët e tyre, dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk i pëlqen Perëndia, dhe janë armiq me të gjithë njerëzit, duke na penguar që t’u flasim johebrenjve që ata të shpëtohen, për ta mbushur vazhdimisht masën e mëkateve të tyre; por zemërimi arriti mbi ta më në fund” (1 Thesalonikasve 2:15-16).

Parathënie

Në këtë pasazh, Pali na tregon me qartësi se kush i përndiqte më shumë besimtarët thesalonikas. Kurrë nuk duhet të habitemi, kur e shohim se kundërshtarët tanë më të flaktë janë njerëzit e fesë (d.m.th. religjozët). Njerëz të tillë nuk e kuptojnë se është mëkat t’i vrasësh ata, që iua predikojnë dhe iua mësojnë të tjerëve të vërtetën: “Madje po vjen ora kur, kushdo që t’ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë” (Gjoni 16:2).

Përndjekja

Pali na e bën të qartë se Judenjtë, që vazhdimisht iu kundërvunë profetëve të tyre dhe i përndoqën ata, e që për më tepër, e kryqëzuan vetë Mesian e tyre, po këta Judenj, pra, do t’i vrisnin edhe ata që e ndiqnin Jezus Krishtin. Pali e ndëshkon hapur ligësinë e këtyre Judenjve, ashtu siç e ndëshkuan atë edhe profetët e Dhiatës së Vjetër. Ai gjithashtu deklaron se gjykimi i Perëndisë do të bjerë mbi ta. Ashtu siç nuk ishin shkaktarë as Asiria, as Egjipti, as Babilonia, që paraardhësit e Izraelit i mohuan dhe i vranë profetët e tyre, ashtu edhe ne nuk mund t’ia vëmë dot të gjithë fajin Perëndisë Romake, sepse ishin vetë Judenjtë ata, që luajtën një rol kryesor në vdekjen e Krishtit. Vetë kombi i Izraelit ishte përgjegjës për kryqëzimin e Zotit: “Ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë” (Veprat e Apostujve 2:23). Në momentin e kryqëzimit, Judenjtë e dinin mirë se ç’po bënin: “Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: “Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!” (Mateu 27:25). Jezusi tha: “Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t’i vritni dhe do t’i kryqëzoni, disa të tjerë do t’i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t’i persekutoni nga një qytet në tjetrin, që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit” (Mateu 23:34-35).

Kostoja e të qënit dishepull është shumë e lartë. Armiku i kishës së sotshme nuk është feja e Judenjve, por feja myslimane, krishtërimi fallco (d.m.th. feja katolike dhe teologjia liberale), si edhe filozofia e botës. Duhet të mos e harrojmë se nuk luftojmë kurrë kundër qënieve të tjera njerëzore. por, përkundrazi, kundër organizatave, teorive dhe qeverive, që përdoren nga Satanai, për ta shkatërruar kishën: “Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore” (Efesianëve 6:12). Lajmi i mirë dhe inkurajues është ky: i njëjti besim, që u mbrojt prej kishës thesalonikase, nderohet akoma edhe sot e kësaj dite: “Mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë” (Mateu 16:18). Prandaj, pra, nuk kemi pse të dëshpërohemi, apo të ndihemi si të braktisur, kur ballafaqohemi me vështirësi të ndryshme: “Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t’ju provuar, se si ju ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Por gëzohuni, duke qenë pjestarë të mundimeve të Krishtit, që edhe në zbulesën e lavdisë së tij të mund të gëzoheni dhe të ngazëlloheni. Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet” (1 Pjetrit 4:12-14)… “Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush” (Mateu 5:12).

Gjykimi

Zemërimi i Perëndisë është mbi të gjithë ata, që i kundërvihen Atij dhe popullit të Tij. Ata, që i kundërvihen Krishtit, e ka tashmë zemrën të errësuar dhe mendjen të çoroditur: “Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua…Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme” (Romakëve 1:21, 28). Njerëz të tillë mund të mendojnë se po ia hedhin Perëndisë, por, një ditë, zemërimi i Tij do të derdhet fuqimisht mbi ta. Është e lehtë ta tallësh kishën sot, ngaqë të krishterët nuk marrin hak ndaj atyre që e urrejnë Krishtin. Por, jobesimtarët e harrojnë se ka një Perëndi në Qiell, që do t’iua shpërblejë një ditë paudhësitë: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti” (Romakëve 12:19). Ashtu siç veproi Perëndia me Hamanin në kohën e mbretëreshës Ester, ashtu do t’i gjykojë Ai të gjithë ata, që e urrejnë popullin e Tij (shiko librin e Esterit). Ata që i persekutojnë njerëzit e Zotit, nuk e kuptojnë se po grumbullojnë kundër vetes zemërimin e Perëndisë. Mund të na thuhet një ditë se nuk na lejohet që ta predikojmë më se Jezus Krishti është “rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet” Tij (Gjoni 14:6). Mund të na futin në burg, ngaqë besojmë. Ka mundësi që edhe të na vrasin e të na persekutojnë, por duhet të vazhdojmë të veprojmë, ashtu siç na urdhëroi vetë Krishti: “Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve” (Veprat e Apostujve 5:29).  

Përfundim                      

Ka patur me miliona pasues besnikë të Krishtit, të cilët kanë duruar përndjekje, madje edhe vdekjen për kauzën e Krishtit. Kush e di nëse edhe ne do të thirremi për të duruar të njëjtën gjë? Askush nuk e di se kur do të vijë dita e përndjekjes. Por, të gjithë martirët e Krishtit e kanë kuptuar mirë se bota, me politikën dhe fenë e saj të rreme, e urren Shpëtimtarin. Prandaj, pra, nuk është për t’u habitur që bota i urren edhe dishepujt e Tij: “Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush. Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren. Kujtoni fjalën që ju thashë: “Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti”. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën. Të gjitha këto gjëra do t’jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar. Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre. Kush më urren mua, urren edhe Atin tim. Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim. Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: “Më kanë urryer pa shkak” (Gjoni 15:18-25). 

Mbrapa

Advertisements