Sherimi i Shpirtit

“Shenjterim, pa te cilin askush nuk ka per te pare Perendine” (Hebrenjve 12:14).

Parathenie
Ne kete pjese te studimit tone, do perpiqemi t’i pergjigjemi pyetjes “Si hyn besimtari ne nje gjendje shenjterimi ne zemer?” Duke studiuar Shkrimin e Shenjte, do te mundohemi te percaktojme natyren e vertete te shenjterimit. 

Teorite
Pothuajse cdo dege e besimit te krishtere ka idete e saj rreth pervojes (eksperiences) se madhe, te quajtur ‘shenjterim’. Por do ta ngaterronim ceshtjen me thelle, po t’i shikonim keto ide si pjese e ketij studimi. Per nje analize me te detajuar te ideve, ju lutemi shikoni “Natyra e Shenjterimit ne Jeten e nje Besimtari” ne faqen e internetit te kishes sone. 

Vetite tona
Nje studim i elementave, qe perbejne natyren tone, do te hedhe me shume drite mbi kete teme. Vetite e shpirtit njerezor jane: Ndergjegjia, Vullneti, Mendja, Kujtesa, Imagjinata, Pasionet dhe Deshirat. Ne jemi ne dijeni te ketyre vetive, sepse i perdorim ato cdo dite. Eshte gjithashtu e drejte te thuhet se secili prej ketyre elementave eshte deformuar, prishur, helmuar dhe eshte bere i pafrytshem nga Djalli. Ai ka fituar kontroll te cdo aspekti te natyres njerezore per shkak te mekatit. “Te cileve perendia i ketij shekulli ua verboi mendjet e atyre qe nuk besojne, qe drita e ungjillit te lavdise se Krishtit… te mos ndricoje tek ata.”(2 Korintasve 4:4)

E megjithate, kjo ceshtje nuk perfundon ketu. Biri i Perendise, Zoti yne Jezus Krisht u shfaq per te shkaterruar veprat e djallit (1 Gjonit 3:8). Ai erdhi te shenjteroje shpirtin dhe ta ktheje njerezimin drejt nje marredhenjeje te persosur dhe te bekuar me Perendine. 

Perfundim
Ne do t’i studiojme keto veti nje nga nje dhe do ta kuptojme punen e madhe qe Zoti ka kryer e po kryen ne shpirtrat tane. Do te shohim se Ai deshiron te na shenjteroje, me qellim qe gjithcka brenda nesh te bekoje emrin e Tij te shenjte. “Dhe Perendia i paqes ju shenjterofte Ai vete teresisht; dhe gjithe fryma juaj, shpirt e trup, te ruhet pa te mete per ardhjen e Zotit tone Jezu Krisht.” (1 Thesalonikasve 5:23).

Mbrapa

Advertisements