Shtoni perëndishmërinë!

Mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë. Sepse nëse këto gjëra gjendën në ju me shumicë, nuk do t’ju lejojnë të bëheni përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Sepse ai që nuk i ka këto gjëra është i verbër dhe dritëshkurtër, sepse harroi pastrimin nga mëkatet e tij të vjetër. Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë. Sepse kështu begatisht do t’ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krishti” (2 Peter 1:5-9).

Parathënie

Jakobi na e bën të qartë se njeriu nuk është i shpëtuar vetëm ngaqë beson. “Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur në vetvete” (Jakobi 2:17). Pjetri na e përforcon edhe më shumë këtë ide, duke na thënë se besimit duhet t’i shtojmë perëndishmëri, nëse duam që të kemi vërtet një besim shpëtimtar. Një besim pa perëndishmëri nuk ngulmon “deri në fund” (Mateu 24:13). Perëndia nuk kënaqet me një besim të tillë (shiko Hebrenjve 11:6). Fjala “perëndishmëri” do të thotë t’i përkushtohesh Zotit. Kështu, pra, besimi dhe perëndishmëria luajnë një rol të rëndësishëm në përkushtimin e vërtetë të një të krishteri ndaj Zotit.

Shtoni perëndishmërinë!

Si mund t’ia shtojmë perëndishmërinë besimit? Mos, vallë, Zoti na bekon kur kryejmë vepra bamirësie? Jo, kryerja e veprave të tilla tregon se e kemi vënë në praktikë perëndishmërinë. Jetës sonë shpirtërore ia shtojmë perëndishmërinë, atëherë kur fillojmë ta lexojmë dhe ta studjojmë Biblën. “Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë” (Titit 1:1). Është pikërisht fjala e Perëndisë ajo, që na ndihmon për ta kuptuar dhe për ta vlerësuar “misterin e perëndishmërisë”, i cili e ka epiqendrën tek Zoti Jezus Krisht. Por, sa të përkushtuar jemi ndaj një qëllimi të tillë? A jemi vërtet të interesuar për ta lexuar Biblën, me qëllim që të mësojmë edhe më shumë rreth Atij, që erdhi si Perëndi në formë trupore? “Dhe s’ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi” (1 Timoteut 3:16). Ata që duan t’i shtojnë perëndishmërinë besimit të tyre janë të frytshëm“në çdo vepër të mirë, duke u rritur në njohjen e Perëndisë” (Kolosianëve 1:10). Besimi pa perëndishmërinë është thjesht një gjë fetare, e cila i përngjan krishtërimit. Por besimi i vërtetë rritet gjithnjë e më shumë, kur jetojmë sipas fjalës së Perëndisë. “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë” (Romakëve 10:17). Besimi i vërtetë nuk është i fjetur, apo dembel, por dëshiron ta lavdërojë Perëndinë, duke kryer vepra të mira dhe duke jetuar një jetë të drejtë. “Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?” (Jakobi 2:20). Sapo ta gjejmë të vërtetën, duhet t’i shkojmë asaj nga pas, ta praktikojmë dhe ta ndajmë atë me të tjerët. Perëndishmëria e nderon dhe i sjell lavdi Zotit, sepse nëpërmjet saj besimi vihet në praktikë në jetën e përditshme.

Perëndishmëria fallco

Ç’ndryshim do të kishte në kishat e sotshme, nëse anëtarët do t’i shtonin perëndishmëri besimit të tyre! Atëherë të gjithë do të përjetonin fuqinë e Perëndisë. Fatkeqësisht, të paktë janë ata që përpiqen të jetojnë një jetë të drejtë. Shumica e besimtarëve të sotshëm janë “të perëndishëm në dukje” (2 Timoteut 3:5). Një lloj perëndishmërie e tillë e korrupton shpirtin, duke i bërë njerëzit të ndihen bosh, të dobët shpirtërisht dhe të pasigurtë në vetvete. Prandaj edhe njerëz të tillë e quajnë humbje kohe vajtjen në kishë! Perëndishmëria fallco, pra, nuk bazohet në Bibël. Nëse të krishterëve nuk iu thuhet se besimi i tyre ka nevojë për perëndishmëri, atëherë ata do të vazhdojnë të jetojnë njëlloj si më parë, derisa të vijë Krishti.

Dikur, vetëm gratë i lyenin flokët, thonjtë, etj. Por sot duket sikur edhe burrat po bëjnë të njëjtën gjë! Kujtojnë se po e zbukurojnë me lloj-lloj produktesh kozmetike. Por, po të ngriheshim në mëngjes nga gjumi me flokë të kuqe e buzë jeshile, do të shkonim drejt e në spital! E tillë, pra, është edhe perëndishmëria fallco – thjesht diçka supërfaqësore, pa bazë, pa themel. Njerëzit në këtë botë duan vetëm të duken, por, fatkeqësisht, kështu veprojnë edhe shumica e atyre nëpër kisha. Besimtarëve të tillë iu mungon fuqia e Perëndisë. Perëndishmëria është fuqia e besimit. Ajo na bën të vlefshëm për Parajsën. “Sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë” (1 Timoteut 4:8). Vetëm kështu mund të forcohemi “në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij” (Efesianëve 6:10). Perëndishmëria nuk bazohet tek fjalët që themi, apo tek mënyra si vishemi, por tek fakti se si e vëmë në praktikë besimin tonë.   

Përfundim

Tek 1 Timoteut 6:6, Pali na thotë se “perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka”. Të paktë janë ata besimtarë, që janë të kënaqur me pasuritë e Perëndisë. Përkundrazi, jetojnë në varfëri shpirtërore, të pafuqishëm dhe me plot ankesa. E duan aq shumë këtë botë, saqë nuk janë gati t’i përkushtohen plotësisht Perëndisë. Janë të kënaqur me pak besim, mjaft sa të shkojnë në Parajsë. Iu shkojnë pas atyre pastorëve, të cilët nuk e ndëshkojnë mëkatin dhe nuk flasin për shenjtërinë. Duan të dëgjojnë vetëm se si e si të pasurohen, apo të kenë shëndet dhe liri, për të bërë ç’t’iu dojë qejfi. Pastorë të tillë po i çojnë drejt shkatërrimit pasuesit e tyre. “Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë, ai mbahet më të madh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e të zënit me fjalë, prej nga lindin smira, grindja, të sharat, dyshimet e këqija, debatet e kota të njerëzve me mendje të prishur dhe të shterur nga e vërteta, sepse mendojnë se perëndishmëria është burim fitimi; largohu prej këtyre” (1 Timoteut 6:3-5). Besimit tonë duhet t’i shtojmë perëndishmërinë. Duhet të jetojmë ashtu siç na mëson Bibla. Duhet t’i shkojmë pas perëndishmërisë! 

Mbrapa