Ta marrim nga e para (pjesa 3)

“Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme, dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!” (2 Thesalonikasve 2:9-12).

Parathënie

Në ditët e fundit të botës, shenjat dhe mrekullitë do të jenë në rritje. Njerëzit do të mashtrohen prej tyre dhe, si rezultat, do t’i shkojnë pas Antikrishtit dhe sistemit të tij. Ka mundësi që bota, nga njëra anë ka për t’i pranuar shpejt “mrekullitë e rreme” të Satanait, por nga ana tjetër ka për të vazhduar për ta hedhur poshtë Atë, që quhet “I mrekullueshmi” (Isaia 9:6). Jetojmë në një kohë, kur njerëzit i kushtojnë më shumë vëmendje gënjashtrave, sesa të vërtetës.

Mashtrimi (Joshja) Satanike

Në studimin tonë të mëparshëm, vumë re se si “i paudhi” do të “shfaqet” para Ardhjes së Dytë të Krishtit (2 Thesalonikasve 2:8). Vetë Satanai do t’i japë Antikrishtit një autoritet dhe fuqi të mbinatyrshme, me qëllim që të çojë sa më shumë burra, gra e fëmijë në Ferr. “Ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës” (Gjoni 8:44)… “Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun” (Zbulesa 12:9)… “Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve” (Zbulesa 20:10).

Njerëzit do të vazhdojnë të mashtrohen prej feve të rreme, prej teorisë së evolucionit, apo prej ateizmit, por kur të shfaqet Antikrishti, mashtrimi do të ketë arritur kulmin. “Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve” (1 Timoteut 4:1)… “Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti” (2 Gjonit, vargu 7). Jezusi i paralajmëroi njerëzit, duke iu thënë se një mashtrim i tillë shpirtëror do ta çojë shumicën e tyre në një përjetësi të humbur. “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njërëz…Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz” (Mateu 24:4-5, 11). “Gjithë kombet u mashtruan me magjinë” e Antikrishtit (Zbulesa 18:23). Ky njeri do të fuqizohet prej Satanait, për të kryer magjira e marifete nga më të ndryshmet e për t’i përdorur ato si vërtetim të gënjeshtrave, që ka për të përhapur në të gjithë botën, ashtu siç vepruan edhe magjistarët e Faraonit, për t’i mashtruar njerëzit (shiko Eksodi kapitujt 7-8). Bota ka për t’i hedhur poshtë mrekullitë e Biblës, por ka për t’i pranuar mrekullitë e Antikrishtit.

Satanai ka për t’i mashtruar njerëzit, jo vetëm duke kryer mrekulli të rreme, por duke reklamuar gjithashtu edhe lloj-lloj mëkatesh e paudhësish. P.sh. lart e poshtë Anglisë këto kohët e fundit, kemi parë parrulla të ngjitura nëpër autobuzë, në të cilat thuhet se “Perëndia ka të ngjarë të mos egzistojë fare, prandaj kot që shqetësoheni – bëni si t’ju dojë qejfi e gëzojeni jetën!” Parrulla të tilla janë gënjeshtra satanike, të cilat i inkurajojnë shpirtrat e njerëzve për të marrë rrugën e Ferrit, duke iu sugjeruar atyre, që të jetojë si t’iu dojë qejfi, e të mëkatojnë sa të duan, ngaqë nuk kanë për të vuajtur asnjë pasojë për mëkate të tilla. Bibla na informon se është pikërisht një ide e tillë ajo, që ka për ta mallkuar shpirtin. “Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme” (Mateu 13:22)… “Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit” (Kolosianëve 2:8)… “Por këta, si shtazë pa mend, të lindura nga natyra që të kapen dhe të shkatërrohen, flasin keq për gjërat që nuk i dinë dhe do të asgjësohen në prishjen e tyre, duke marrë kështu shpërblimin e paudhësisë së tyre. Ata e konsiderojnë kënaqësi ta çojnë ditën ndër qejfe; janë njolla dhe fëlliqësi, dhe lëshohen pas mashtrimeve të tyre, kur marrin pjesë në gostitë tuaja. Sytë i kanë plot me kurorëshkelje dhe nuk pushojnë së mëkatuari; mashtrojnë shpirtrat e paqëndrueshëm, kanë zemër të stërvitur në lakmime, dhe janë bij mallkimi” (2 Pjetrit 2:12-14).

Gënjimi hyjnor

Njerëzit, që kanë për ta pranuar Antikrishtin si shpëtimtarin e tyre fetar dhe politik, kanë për t’u larguar aq larg prej së drejtës, saqë Perëndisë nuk do t’i mbetet tjetër veçse t’i heqë duart prej tyre e t’i lërë ata të zhytur në mëkat. “Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtisë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre, që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre. Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme” (Romakëve 1:24-28). Perëndia ka për t’i dhënë leje Satanait, që, pa ndërhyrjen e Frymës së Shenjtë, t’i mashtrojë ata, që nuk besojnë. “Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun” (Zanafilla 6:3). Bota ka për t’u mbushur plot e përplot me mëkat të pafrenuar, ngaqë Fryma e Shenjtë nuk ka për ta bindur më “botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim” (Gjoni 16:8).   

Përfundim

Vini re përshkrimin, që i bëhet atyre, që janë të mashtruar: 1) nuk e duan të vërtetën; 2) nuk ia vënë veshin fare së vërtetës; 3) nuk janë të shpëtuar; 4) kanë për t’u shkatërruar. Satanai, me magjepsjen e tij, i ka çuar gjithmonë njerëzit drejt mallkimit të përjetshëm shpirtëror dhe drejt vdekjes. “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan” (Romakëve 5:12). Një vdekje e tillë është ndarje e përjetshme prej Perëndisë. “Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet, por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët” (Hebrenjve 10:26-27).

Mbrapa

Advertisements