Të lutesh për aplikimin e gjakut të Krishtit

“Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit, me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij, edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë, le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar” (Hebrenjve 10:19-22).

Parathënie
Gjaku fizik i Jezus Krishtit u derdh për ne rreth 2000 vjet më parë. Por prapëseprapë, ai është akoma efikas edhe sot. Ati Perëndi e pranoi sakrificën e Birit të Tij si një pagesë të plotë për mëkatet e botës. Kur gjaku i Krishtit vihet në zbatim në jetën e mëkatarit që ka besim tek Ai, atëherë ai mëkatar ka jetë të përjetshme (Efesianëve 1:7; Kolosianëve 1:14; Zbulesa 1:6 – në Biblën në shqip). 

Mrekulli apo magji?
Fuqia transformuese e gjakut të Krishtit, që shlyen fajin, duhet të pranohet si një mrekulli në jetën e atyre që besojnë. Fatkeqësisht, ka nga ata njerëz, që e trajtojnë këtë fuqi si magji. 

Jezusit i duhej të vdiste në një kohë të caktuar të historisë njerëzore. Nëse dikush do ta kishte prekur gjakun e Tij para kësaj kohe (p.sh. gjatë rrethprerjes, kur Krishti ishte foshnjë), atëherë nuk do të ndodhte asnjë transferim fuqie, asnjë shërim, asnjë shlyerje faji. Edhe sikur një pjesë e gjakut të Tij të ruhej në një kuti, në vetvete, ai gjak nuk do të kishte asnjë fuqi shpëtuese. Ata njerëz që e bënë trupin e Krishtit gati për varrosje, nuk thanë asgjë rreth efektit transformues, kur prekën gjakun e Tij. Vlera e gjakut të Krishtit qëndron tek sakrifica që kreu Ai në kryq (1 Korintasve 15:3; Romakëve 5:8-10; Filipianëve 2:8; Hebrenjve 9:15).
Ashtu si sakrifikimi i qengjit në Dhiatën e Vjetër, ashtu edhe vdekja e Jezusit ndodh=n në një ditë të caktuar dhe për një qëllim të caktuar. Vdekja sakrifikuese e Tij do të ishte e papranueshme për Perëndinë, po të kishte ndodhur në një ditë tjetër. N.q.s. dyert e shtëpive të Izraelitëve do të ishin lyer me gjakun e qengjit një ditë më parë, apo një ditë më pas asaj dite që kishte caktuar Perëndia, atëherë Izraelitët nuk do të shpëtoheshin (Eksodi 12:13-14; 1 Korintasve 5:7). Gjithashtu, Izraelitët nuk u lejuan ta përsërisnin më këtë akt, me qëllim që të kujtuarit e Pashkëve të mos bëhej një gjë mistike apo magjike. Katoliçizmi e ka kthyer sakrificën e Krishtit në një formulë magjike, nëpërmjet transubstancimit (d.m.th. sipas tyre, gjatë meshës, vera kthehet në gjakun e Krishtit, kurse buka bëhet trupi i Tij). Puna e përfunduar e Krishtit bëhet realitet në jetën e besimtarit vetëm me anë të besimit (Hebrenjve 9:14-17; 13:20; Kolosianëve 1:20). 

Të lutesh për aplikimin e gjakut të Krishtit
Si prifti që kryen meshën, ashtu edhe ai i krishterë që lutet që gjaku i Krishtit të bjerë mbi objekte dhe mbi njerëz të ndryshëm, janë që të dy fajtorë, sepse keqkuptojnë vdekjen e Tij mbi kryq. Në qarqet karizmatike besimtarët luten që gjaku i Krishtit të aplikohet mbi pronën vetjake, mbi të sëmurët dhe mbi vetet e tyre. Por besimi i vërtetë nuk gjendet aty ku hidhet një magji, por themeli i tij është tek puna e përfunduar e Krishtit mbi Kalvar. Të veprurit ndryshe tregon mungesë besimi. 

Vetëm Krishti është Ai që e aplikon fuqinë e gjakut të Tij mbi ata që besojnë në Të. Objektet nuk mund të kenë besim, kurse të afërmit që nuk besojnë duhet të besojnë vetë tek Krishti para se të kenë jetë të përjetshme. Në Dhiatën e Vjetër, gjaku nuk spërkatej kurrë mbi enët e papastra; as prifti nuk spërkaste çdo gjë dhe çdo njeri, si t’i donte qejfi. Çdo lloj spërkatjeje me gjak bëhej sipas udhëzimeve strikte të Perëndisë. Po, pa dyshim, ne mund të lutemi për shpëtimin e atyre që nuk besojnë, madje edhe për shërimin e tyre, por nuk është nevoja të lutemi për aplikimin e gjakut të Krishtit mbi ta. Të pranuarit e Krishtit si Shpëtimtar është një vendim personal i çdo individi. 
Po të jepej qoftë edhe një udhëzim i vetëm në Bibël lidhur me të luturit për aplikimin e gjakut të Krishtit, atëherë ky studim, jo vetëm që do të hidhej poshtë, por do të quhej hereci. Por vargje të tilla nuk egzistojnë.
As apostujt, as kisha e parë, nuk e praktikuan këtë lloj akti jo-biblik të të luturit për gjakun e Krishtit. Si ata, ashtu edhe ne duhet t’ua predikojmë dhe t’ua mësojmë fjalën e Perëndisë jobesimtarëve dhe atyre që e kanë braktisur besimin në Krishtin, duke i inkurajuar ata që të pendohen (1 Gjonit 1:7-9). Në Dhiatën e Vjetër, vetëm kryepriftit i lejohej ta prekte gjakun. Në Dhiatën e Re, kjo detyrë i takon po ashtu vetëm Zotit Jezus Krisht, Kryepriftit tonë të Madh.

Përfundim
Gjaku i Krishtit vazhdon të pastrojë jetë akoma edhe sot. Të gjithë ata që e pranojnë Atë nëpërmjet besimit, çlirohen (nga mëkatet), justifikohen para Perëndisë dhe pranohen nga Ai. Zoti nuk e kishte bërë asnjëherë në plan që gjaku i Tij të kthehej në një formulë magjike. Po ta trajtojmë atë në këtë mënyrë, atëherë e shpërfytyrojmë shlyerjen e fajit.

Mbrapa

Advertisements