Te qenit nje me Perëndine

“Shenjteroi ne te verteten Tende; fjala Jote eshte e verteta. Sikurse Ti me ke derguar Mua ne bote, po ashtu Une i kam derguar ata ne bote. Dhe Une per ta po shenjteroj Vetveten, qe edhe ata te jene te shenjteruar ne te vertete. Tani Une nuk lutem vetem per ta, por edhe per ata qe do te besojne ne Mua me ane te fjales se tyre, qe te gjithe te jene nje, ashtu si Ti, o Ate, je ne Mua dhe Une ne Ty; edhe ata te jene nje ne ne, qe bota te besoje se Ti me ke derguar” (Gjoni 17:17-21)

Parathenie
Ketu po paraqesim nje pike tjeter per t’u marre ne konsiderate lidhur me domosdoshmerine per shenjterim ne jetet tona. Eshte e pamundur te jesh nje me Krishtin pa patur shenjterim. Te qenit nje me Perendine eshte e vetmja rruge, ne te cilen mund te ecim me Te ne shenjteri.

I pastruar dhe i shenjteruar
Tek Gjoni 15:3, Zoti u thote dishepujve te Tij: “Ju tashme jeni te paster, per shkak te fjales qe ju kumtova”. Por me vone, tek Gjoni 17, Ai lutet: “Ate, shenjteroi ata”. Fjala “i paster” do te thote “te jesh i lare”, kurse fjala “ shenjteroj” do te thote “te behesh i shenjte”. Ky dallim vihet re edhe ne vargje te tjera ne Dhiaten e Re. P.sh. :

2 Timoteut 2:21 thote: “Pra, ne qofte se dikush pastrohet nga keto gjera, do te jete nje ene nderi, e shenjteruar dhe e dobishme per te zotin, e pergatitur per cdo veper te mire”. Fjala e pare, “pastrohet”, ka te njejtin kuptim si ajo tek Gjoni 15, kurse fjala e dyte, “e shenjteruar” ka kuptimin e Gjonit 17. 
2 Korintasve 7:1 thote: “Duke i pasur keto premtime, o te dashur, le ta pastrojme veten nga cdo ndotje e mishit dhe e frymes dhe ta perfundojme shenjterimin tone ne druajtjen e Perendise”. Si te krishtere, ne jemi te pastruar nga mekati, por duhet te ecim me Krishtin dhe duhet ta lejojme Ate ta perfundoje shenjterimin tone.

Nje me Te
Sic shikohet nga vargjet me lart, egziston nje dliresi me e thelle dhe nje unitet me i ngushte me Krishtin, por te pakte jane ata qe duan t’i kene keto gjera. Djalli i ka mashtruar shume besimtare, duke i bere te mendojne se “shenjterimi” eshte njelloj si “te zbatuarit e Ligjit pike per pike”. Ne kete menyre, ai i pengon ata qe te kene nje unitet te vertete me Krishtin. 

Ka te tjere qe ndihen se te qenit i shenjteruar nga Fryma e Shenjte te con ne shthurje, sidomos kur shikojne marrezine qe egziston ne Levizjen Karizmatike. Por, a mund te justifikohet nje pretekst i tille ne mos-marrjen e bekimit (te shenjterimit)?
Ne nuk e kerkojme bekimin, qe te gezohemi me nje pervoje emocionale, apo qe te kemi aftesine te flasim ne gjuhe te panjohura. E kerkojme bekimin, ne menyre qe deshira jone, vullneti yne dhe synimet tona te jene nje me Krishtin. E duam kete bekim, qe te jemi deshmitare efikase (d.m.th. frytdhenes) te shpetimit te madh, te fituar per te gjithe boten permes gjakut te Krishtit. 

Perfundim
Cfare vlere kemi ne para Perendise, nese nuk jemi te gatshem te ecim ne shenjteri? Por, oh sa te vlefshem do te ishim, sapo t’i nenshtroheshim Atij!

Eshte e sigurte se Zoti trishtohet kur shikon nje Kishe te mjere, te vaket dhe te mundur. Dhe e gjithe kjo ndodh per shkak se shumica duan vetem te kendojne kenget emocionale te fese per nje fare kohe, por nuk duan te jene ne bashkesine e vertete me Perendine. 
Uniteti yne me Krishtin kerkon fuqine pastruese dhe shenjteruese te Frymes se Shenjte ne jetet tona. Ne kemi nevoje per te, ne menyre qe te jemi nje me Zotin, jo vetem ne vullnet, por edhe ne deshire e dashuri, ne mendje dhe qellim, dhe ne gjithcka tjeter qe ndodhet brenda nesh. 
A.T. Pierson ka thene: “Sa me shume jetojme ne Perendine dhe per Perendine, aq me shume ndricohen syte tane per te pare madhesine dhe shperfytyresine e mekatit. Keshtu ne e kuptojme me mire urrejtjen ndaj te ligut, e kuptojme me qarte persosmerine e shenjterise se Perendise dhe e bejme ate shembull dhe model te jetes sone te shenjte”.

Mbrapa

Advertisements