Te shohesh Perëndine

Parathenie
Hebrenjve 12:14 thote: “Kerkoni paqe me te gjithe dhe shenjterim, pa te cilin askush nuk ka per te pare Perendine”. Ne kete pjese, do te studiojme arsyen e pare per punen shenjteruese te Frymes se Shenjte ne jetet tona. 

Te shohesh Perendine
Pa shenjterim, ne kurre s’kemi per ta pare Perendine. Ne predikimin e Tij ne mal, Zoti Jezus Krisht na thote: “Lum ata qe jane te paster ne zemer, sepse ata do ta shohin Perendine” (Mateu 5:8). 

Deshira e cdo besimtari te vertete eshte qe ta shohe Zotin balle per balle. Ne e presim ardhjen e Tij te dyte, por nderkohe qe presim, ne digjemi nga deshira qe vete personi dhe ngjashmeria e Jezusit te manifestohet ne shpirterat tane. A nuk i premtoi Ai pikerisht kete gje atyre qe besojne dhe e duan Ate? “Dhe ky eshte urdherimi i Tij qe te besojme ne emrin e Birit te Tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdheron Ai. Ai qe zbaton urdherimet e Tij, qendron ne Perendine, dhe Ai ne te; dhe prej kesaj ne dime se Ai qendron ne ne: nga Fryma qe Ai na dha” (1 Gjonit 3:23-24).
Nese e mesipermja eshte e vertete, atehere del se eshte mekati, mosbesimi, fryma e mishit dhe mosbindja jone, qe na pengojne ne te ecurit ne besim e dashuri. Si mund te presim ta shohim Ate ne nje gjendje te tille shpirterore? Por, kur zemra eshte e pastruar, atehere ne do ta shohim Perendine. 

Ta shohesh Ate ne Bibel
A e ke lexuar dhe studiuar Biblen ndonjehere me qellimin per te pare Jezusin? Ne ungjinjte, ka shembuj te shumte te njerezve qe kerkonin Jezusin (p.sh. dijetaret, barinjte, Simeoni, Ana, dhe gruaja samaritane). Bibla na eshte dhene qe ne ta njohim Jezusin; na eshte dhene qe ne te mund te shpallim si Simeoni: “syte e mi e pane shpetimin Tend”.

Perfundim
Shume prej nesh kane vetem nje njohuri kalimtare te Birit te Perendise. Ne qender te ketij problemi qendrojne mekati dhe mosbesimi. Ky pozicion gjithashtu na ndalon se perjetuari plotesine e fuqise se gjakut (te Krishtit) dhe Pagezimin me Frymen e Shenjte. Por, kur ky problem zgjidhet, atehere shpirtrat tane ndricohen nga prania e Tij. Nuk mund te kete asnje vizion te Krishtit, persa kohe qe mekati dhe mosbesimi verbullojne dhe erresojne te parit e shpirtit.

Mbrapa

Advertisements